Sport

Rikthehet në Romë pas shtatë vitesh, Romagnoli gati të firmosë me Lazion

Negociatat mes mbrojtësit dhe klubit kryeqytetas kanë rezultuar të suksesshme, mbetet vetëm të përcaktohen detajet

8 Korrik 2022, 17:12 Nga DOSJA
Rikthehet në Romë pas shtatë vitesh, Romagnoli gati të

ITALI - E ardhmja e Alessio Romagnolit është një hap larg zgjidhjes. Qendërmbrojtësi italian për shkak të mbërritjes me kosto zero dhe përvojës së tij me Milanin, pavarësisht rinisë së tij (27 vjeç), lojtari është gati të nënshkruajë për Lazion.

Siç detajohet nga Gianluca Di Marzio në ‘Sky Sports’, qendërmbrojtësi është gati të bashkohet me radhët e ekipit 'biancocelesti' për pesë vitet e ardhshme. Në fakt negociatat mes lojtarit dhe Lacios kanë rezultuar të suksesshme dhe mbeten vetëm disa detaje për t'u përcaktuar. 

Di Marzio saktëson se Romagnoli do të fitojë rreth 3 milionë euro në sezon, përveç bonuseve të rëndësishme, që do të lidhen me rezultatet e arritura nga klubi italian: fitimi i Scudetto-s apo kualifikimi në Champions League apo Europa League. 

Nënshkrimi do të nënkuptojë kthimin e ish-kapitenit të Milanit në shtëpinë e tij, qytetin e Romës. Mbrojtësi qendror u stërvit në skuadrën e Romës, ku edhe debutoi. Më vonë ai pati një depërtim të vogël në Sampdoria, ku u huazua gjatë sezonit 2014/15 dhe u kthye te Roma, për të shkuar përgjithmonë te Milani, ku u bë kapiten dhe mbrojtës i padiskutueshëm. Nënshkrimi me Lazion do të nënkuptojë rikthimin e tij në qytetin e Romës, pas shtatë vitesh si 'kuqezi'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll