Sport

E FUNDIT: Vedat Muriqi nuk kalon testet fizike te Brugge, bllokohet marrëveshja...

Dështon transferimi i sulmuesit kosovar drejt kampionatit belg, futbollisti shtatlartë dështon ne testet fizike. Drejtuesit e klubit belg bllokojnë gjithçka

8 Korrik 2022, 18:58 Nga DOSJA
E FUNDIT: Vedat Muriqi nuk kalon testet fizike te Brugge, bllokohet

BELGJIKE - Duket se transferimi i Vedat Muriqit te klubi belg, Brugge do të dështojë. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga mediat belge, sulmuesi kosovar ka dështuar në testet mjekësore dhe gjithçka është bllokuar.

Muriqi kishte arritur marrëveshje me skuadrën belge me një shifër rekord të transferimit deri në 11 milionë euro. Por, transferimi i tij tashmë është i pezulluar. Sipas “HLN”, rezultatet e testeve të para fizike të Muriqit kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe kjo ka alarmuar belgët. Këta të fundit nuk dëshirojnë të shpenzojnë një shifër të madhe për buxhetin e klubit, për një futbollist rreth të cilit kanë dyshime dhe ndryshuar qëndrim.

Ata e duan sulmuesin ‘dardan’ si lojtar të huazuar. Muriqi sezonin e kaluar luajti te skuadra nga La Liga, Mallorca ku bëri paraqitje tejet të mira. Ai është në pronësi të klubit italian të Lazios, qëndrimi i së cilës ende nuk dihet. Sulmuesi i Kosovës do të përsërisë testet mjekësore pas dy muajsh, apo do të nisë përpjekjet edhe një herë për të gjetur një blerës të ri për sulmuesin Vedat Muriqi?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll