Sport

Është krijuar nga një grup tifozësh të Interit, futbollisti shqiptar firmos me klubin me më shumë sponsor në fanellë

Olsi Teqja, ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Laçit vijon aventurën në futbollin francez. Mbrojtësi 33-vjeçar ka ndërruar skuadër, pasi i përfundoi kontrata me Beauvais

8 Korrik 2022, 18:31 Nga DOSJA
Është krijuar nga një grup tifozësh të Interit,
Olsi Teqja

FRANCË-Olsi Teqja, ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Laçit vijon aventurën në futbollin francez. Mbrojtësi 33-vjeçar ka ndërruar skuadër, pasi i përfundoi kontrata me Beauvais dhe ka firmosur te klubi i Chambly. Ekipi francez është një klub i themeluar nga një grup tifozësh interistë në vendin transalpin në fund të viteve 80.

E veçanta është se në fanellën e klubit gjenden plot 10 sponsor, duke i bërë zikaltërit si klubin me më shumë sponsor në fanellë. Ashtu si Beauvais, ku Teqja qëndroi për dy sezone, edhe Chambly militon në ligën e katërt franceze, ndërsa deri para dy vitesh ka qenë pjesë e rregullt e Ligue 2.

E.Ç (Dosja.al)

olsi teqja france

Sondazh

Poll