Sport

Morata 'ngec' te Atletico Madrid, skuadra e fundit që e refuzoi ishte Bayern Munich

Alvaro Morata është rikthyer te Atletico Madrid pas eksperiencës te Juventus. Klubi spanjoll zotëron kartonin e tij ndërsa në orët e fundit mendohet se Bayern Munich ka refuzuar mundësinë që të firmosë me të.

8 Korrik 2022, 18:50 Nga DOSJA
Morata 'ngec' te Atletico Madrid, skuadra e fundit që e refuzoi
Alvaro Morata

SPANJË-Alvaro Morata është rikthyer te Atletico Madrid pas eksperiencës te Juventus. Klubi spanjoll zotëron kartonin e tij ndërsa në orët e fundit mendohet se Bayern Munich ka refuzuar mundësinë që të firmosë me të.

“Morata iu ofrua Bayernit disa javë më parë, por bisedimet me lojtarin dhe Atleticon u refuzuan shpejt nga Bayern pasi klubi nuk e konsideron Moratan një zëvendësues të përshtatshëm për Lewandowskin”, shkruan Sport1.

Sulmuesi spanjoll kërkon të “luajë” shanset e tij në Madrid dhe dëshiron të qëndrojë pjesë e Atleticos, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2024.

E.Ç (Dosja.al)

morata bayern munich

Sondazh

Poll