Sport

Agjentin e Dembélé luan me shumë porta, sot kapet ‘mat’ në Milano në selinë e Interit

Portali ‘FCInternews’ ka fiksuar menaxherin e anësorit francez në selinë e zikaltërve...

8 Korrik 2022, 17:54 Nga DOSJA
Agjentin e Dembélé luan me shumë porta, sot kapet

ITALI - Përkundër faktit se vullneti i Ousmane Dembélé është të qëndrojë te Barcelona, ai ia ka përsëritur këtë Xavit dhe presidentit Laporta, agjenti i tij Moussa Sissoko, është ende duke eksploruar mënyra të tjera, përpara se lojtari të zgjedhë propozimin për klubin katalanas. 

Këtë të premte, menaxheri i Dembélé është ‘fiksuar’ nga informatorët e faqes së specializuar në tregun e Interit , ‘FCInternews.it’, në selinë e klubit ‘zikaltër’. Duke gjykuar nga imazhi, Moussa nuk i pëlqente që u fotografua atje. 

Barcelona është ende në pritje që anësori francez t'i përgjigjet ofertës së tij të fundit, e cila nga klubi, u detajua të ishte një rënie prej 40 për qind ndaj pagës së mëparshme të francezit, me të cilën shuma e ofruar për rinovim, ishte në atë që aktualisht fiton xhevahirin i skuadrës, Ansu Fati.

Të hënën e ardhshme, me skuadrën do të bashkohen edhe ndërkombëtarët e tjerë të Barcelonës dhe Xavi dëshiron t’i llogarisë të gjithë ata që i duhen për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, ku klubi ‘blaugrana’ do të luajë katër ndeshje. Prandaj, nëse Dembélé mbetet i bindur për të qëndruar te Barça, ai duhet të japë një përgjigje së shpejti. 

 B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll