Sport

E droguan në Botëror, notarja u zgjua 'e përhumbur dhe e mavijosur'. FINA nis hetimet për rastin...

Pas akuzave në Instagram, se Mary-Sophie Harvey u drogua në Budapest, në përfundim të Kupës së Botës, Federata Ndërkombëtare e Notit i përshkruan situatën "shqetësuese" dhe se ishte "thellësisht e shqetësuar" për mirëqenien e notares.

8 Korrik 2022, 17:35 Nga DOSJA
E droguan në Botëror, notarja u zgjua 'e përhumbur dhe e

SHBA - Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) do të hapë një hetim, pasi notarja kanadeze Mary-Sophie Harvey denoncoi përmes llogarisë së saj në Instagram, se ishte droguar pa dijeninë e saj natën e lamtumirës së Botërorit të Notit në Budapest, më 25 qershor.

Në një deklaratë dërguar mediave, FINA, duke njoftuar nisjen e hetimeve për incidentin, i cilësoi deklarimet si “shqetësuese” dhe tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për mirëqenien e Harvey-t. Ata pretendojnë se janë në kontakt me federatën kanadeze dhe komitetin organizativ hungarez.

“Në vitin 2021, FINA ka miratuar masa për mbrojtjen e notarëve dhe një zyrtar i pavarur do të jetë përgjegjës për hetimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje”,- thotë agjencia.

Mary-Sophie Harvey, 22 vjeç, fituese e medaljes së bronztë olimpike në garën 4x200 stil të lirë në Lojërat Olimpike të Tokios, raportoi se u zgjua "plotësisht e humbur" një ditë pas natës së fundit të Kupës së Botës dhe me "dhjetëra mavijosje" në trupin e saj. Ajo ka thënë se atë natë e ka festuar përfundimin e garës në mënyrë të “arsyeshme” dhe më pas nuk ka kujtuar asgjë. 

“Ka një dritare prej katër deri në gjashtë orësh, që nuk e mbaj mend”,- ka shkruar ajo. Në Kampionatin Botëror të Notit në Budapest, Mary-Sophie Harvey fitoi një medalje bronzi me partnerët e saj në stafetën 4x200 metra dhe ishte finaliste në 200 metra.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll