Sport

Nevil Dede, trajneri i ri Dinamos, blutë rikthejnë stemën e vjetër të klubit...

Në ceremoninë e zyrtarimit të Dedes është zyrtarizuar dhe rikthimi i stemës historike të klubit kryeqytetas

8 Korrik 2022, 14:50 Nga DOSJA

Nevil Dede, trajneri i ri Dinamos, blutë rikthejnë stemën e

TIRANE - Fjalët që qarkullonin tani janë zyrtarizuar. Ish-trajneri që sezonin e shkuara drejtori skuadrën e  Erzenit të Shijakut duke e ngjitur në Abissnet Superiore, Nevil Dede, është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Dinamos së kryeqytetit.

Gjithashtu gjatë këtij zyrtarizimi të përfolur prej kohësh, trajneri Nevil Dede dhe presidenti Adrian Bardhi i Dinamos, kanë nënshkruar kontratën, detajet e së cilës për momentin nuk janë bërë të ditura.

Ajo që bën përshtypje në këtë ceremoni, është fakti se blutë e kryeqytetit janë rikthyer edhe një here në stemën e vjetër të klubit të Dinamos, e cila sezonin e shkuar ishte ndryshuar.

Nevil Dede, trajneri i ri Dinamos, blutë rikthejnë stemën e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll