Politike

Një ditë pas protestës, Berisha 'nuk pushon', lajmërimi: Ju ftoj të më ndiqni sot!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha fton të gjithë që ta ndjekin në bashkëbisedimin e tij të përjavshëm me gazetarët.

8 Korrik 2022, 09:46 Nga A.B
Një ditë pas protestës, Berisha 'nuk pushon',
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat në orën 12:00. Duke theksuar se protesta e djeshme ishte një sukses i madh, Berisha fton të gjithë që ta ndjekin në bashkëbisedimin e tij të përjavshëm me gazetarët.

'Pas protestës madhështore mbrëmë, ju ftoj të më ndiqni në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, sot në orën 12.00! #sb'- lajmëron Berisha.

Partia Demokratike zhvilloi ditën e djeshme një protestë masive në Tiranë. Mijëra qytetarë mbushën bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 21:00 me fjalën e vetë kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit e shpalli armik kryeministrin Edi Rama dhe u betua mbi flamurin kuqezi se nuk do t’ia falte pushtetin dhe votat e vjedhura nga shqiptarët.

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll