Sport

Conf.League/ Shkëndija e Tetovës jep 'shkëndija' në Europë, kuqezinjtë drejt raundit të dytë

Shkëndija e ka nisur mbarë aventurën europiane në Conference League

7 Korrik 2022, 22:05 Nga DOSJA
Conf.League/ Shkëndija e Tetovës jep 'shkëndija'
Valmir Nafiu

SHKUP- Shkëndija e ka nisur mbarë aventurën europiane në Conference League. Kuqezinjtë arritën që të mundin në takimin e parë me rezultatin 2-0 armenët e Ararat, në një ndeshje të dominuar nga skuadra e drejtuar nga Artim Shaqiri.

Me këtë fitore, tetovarët hedhin një hap të rëndësishëm për të kualifikuar në raundin tjetër, me sfidën e kthimit që do të luhet në Armeni një javë më pas.

Sa i përket golave, fillimisht do të ishte Adenis Shala që do të realizonte golin e parë në minutën e 21', ndërsa pak sekonda para fundit të pjesës së parë, Valmir Nafiu, u kujdes që të shënonte golin e qetësisë.

E.Ç (Dosja.al)

shkendija e tetoves

Sondazh

Poll