Sport

Conf.League/ Laçi dominon por nuk ka 'shënjestër', Iskra bllokon kurbinasit në 'Elbasan Arena'

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë të Conference League mes Laçit dhe Iskra-s. Takimi zhvilluar në 'Elbasan Arena' përfundoi me shifrat 0-0.

7 Korrik 2022, 21:57 Nga DOSJA

Conf.League/ Laçi dominon por nuk ka 'shënjestër',

ELBASAN- Nuk ka fitues në ndeshjen e parë të Conference League mes Laçit dhe Iskra-s. Takimi zhvilluar në 'Elbasan Arena' përfundoi me shifrat 0-0. Një rezultat që lë të pakënaqur kurbinasit që për mënyrën sesi e interpretuan ndeshjen, duhet të kishin marrë më shumë. Iskra vetëm u mbrojt dhe Laçi vetëm do të sulmonte.

Rasti më flagrant mund të cilësohet minuta e 66’, kur një nga mbrojtësit e malazezëve bëri ndërhyrje të gabuar ndaj Akinyemit në zonë, megjithatë për arbitrin gjithçka ishte e rregull dhe nuk akordoi penallti për skuadrën shqiptare.

Ndeshja e kthimit në Mal të Zi do të luhet pas një jave, pra më 14 korrik në Podgoricë, dhe ekipit të Laçit i duhet me patjetër fitorja që të sigurojë vazhdimësinë në raundin tjetër të Conference League.

E.Ç (Dosja.al)

laci iskra

Sondazh

Poll