Sport

Cara 'i fik dritat' Saburtalos, Partizan heroik në Gjeorgji, të kuqtë fitojnë ndeshjen e parë

Partizani fiton ndeshjen e parë të Conference League ndaj Saburtalos

7 Korrik 2022, 20:09 Nga DOSJA
Cara 'i fik dritat' Saburtalos, Partizan heroik në Gjeorgji,
Tedi Cara

GJEORGJI- Partizani fiton ndeshjen e parë të Conference League ndaj Saburtalos. Takimi zhvilluar në Gori përfundoi me shifrat 0-1, një rezultat që i jep mundësinë skuadrës së Mehmetit ta përgatisë më me qetësi ndeshjen e kthimit që do të luhet në Tiranë.

Një pjesë e parë që nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa kur dy skuadrat po bëheshin gati për pjesën e dytë, janë ndërprerë dritat në Gori ku gjeneratorët e stadiumit nuk përballonin dot ngarkesën për të ndezur dritat e kullave të ndriçimit. Kjo ka bërë që sfida të mos fillojë në kohë në pjesën e dytë, pasi kërkohej që të kishte shikueshmërinë optimale për një ndeshje të tillë.

Me rifillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 47' do të ishte një aksion i Skukës në të djathtë, pasimi i tij për Carën është perfekt dhe sulmuesi nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë. Rezultati qëndroi në fuqi deri në fund të takimit,ndërkohë që javën tjetër Partizani do të presë në 'Air Albania' skuadrën e Saburtalos.

E.Ç (Dosja.al)

partizani cara saburtalo

Sondazh

Poll