Politike

Rama s’u ndahet mediave italiane: Berisha është penduar që s’më vrau kur ishte në pushtet!

23 Shkurt 2019, 12:59 Nga DOSJA
Rama s’u ndahet mediave italiane: Berisha është penduar që

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vijon prononcimet dhe intervistat për mediat italiane. Pas Il Messagero, Rai-t, Rai News, tashmë edhe La Republicca ka intervistuar kryeministrin shqiptar. Në një intervistë, Rama ka komentuar protestën e opozitës dhe thotë se protestuesit nuk ishin sindikata, por militantët e partive politike. Rama thotë se Berisha është penduar që s’e ka vrarë kur ishte në qeveri.

Intervista e plotë:

Gazetari: Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, ndiheni i rrethuar?

Edi Rama: Jo, mos u mërzisni. Kjo nuk është një protestë e njerëzve të veshur me jelek të verdhë, ose e sindikatave, apo e studentëve. Unë nuk jam anarchist. Kjo është protest e vetëm një partie politike që ka dalë në rrugë për pushtet dhe pak nga frika.

Gazetari: Çfarë?

Edi Rama: Frika për t’u fshirë krejtësisht. 5 vite e gjysëm më parë, shqiptarët io dërguan në shtëpi. Tani ata kanë frikë nga efektet e reformës në Drejtësi. Kanceri i vërtetë i këtij vendi është Magjistratura, gjykatësit, nëpunësit e lartë civilë.

Gazetari: Në shesh kërkojnë doreheqjen tuaj. Dhjetëra-mijëra persona. Ju thoni se as nuk e mendoni dorëheqjen. A jeni i sigurt se do t’ja dilni të ecni përpara?

Edi Rama: Imagjinoni sikur të ndodhte në Itali, kjo që po ndodh tek ne, deputetët e opozitës dorëzojnë mandatet dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga populli që të largohet. Kjo nuk është demokraci, është tirani e minorancës. Ne kemi marrë një detyrë nga populli dhe do ta respektojmë.

Gazetari: Më falni por është një situatë anormale, sidomos për një kryeministër socialist e progresist, një parlament pa opozite?

Edi Rama: Për demokracine parlamentare sigurisht nuk është gjë e mirë, por teknikisht mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Gazetari: Kush dhe cfarë qëndron pas protesave dhe sulmeve kundër jush. Në shesh ishin shumë të papunë, njerëz të varfër.

Edi Rama: Të gjitha bashkitë e administruara nga të djathtet, të enjten ishin mbyllur. Liderët e opozitës i sollën në protestë të bënin figurantët poshtë parlamentit. Janë 3-4 mijë persona që varen nga të djathtet. Paguhen për të ardhur në protestë. Por unë jam nga ata që kanë patur gjithmonë respekt për protestat, i dëgjoj të gjithë.

Gazetari: Për shumë njerëz, ky kaos duket si luftë për pushtet. A është kështu?

Edi Rama: 100% po

Gazetari: A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga armiku juaj historik Berisha?

Edi Rama:  Armiqte e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.

Gazetari: Ish presidenti ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush. Tha se njerëzit mund t’ju hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë per t’ju eliminuar është plumbi.

Edi Rama: Ka thënë edhe me keq se kaq. është penduar që s’me ka vrarë kur ishte në qeveri. Kështu është ai, dhe unë nuk i përgjigjem. Dikush më ka thënë më keq se komunistët janë konumistët antikomunistë. Berisha ka qenë shërbëtori i parë i pushtetit komunist dhe pastaj u bë antikomunist. Për fat të mirë nuk jemi më në epoken e plumbave por në epokën e dialogut dhe përballjes. E refuzoj logjikën sipas të cilës armiku duhet asgjësuar për të fituar lojën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve edi rama la republica mediat italiane protesta e opozites sali berisha djegia e mandateve edi rama la republica mediat italiane protesta e opozites sali berisha

Sondazh

Poll