Politike

Protestat e opozitës, Rama: Prishën imazhin e Shqipërisë për vetëm 3 orë (VIDEO)

23 Shkurt 2019, 11:29 Nga DOSJA
Protestat e opozitës, Rama: Prishën imazhin e Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Rai News 24” ku edhe ka folur lidhur mbi aktualitetin politik në Shqipëri.

Rama ka komentuar protestën e opozitës, protestën e studentëve dhe zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen në qershor.

Lidhur me faktin se si zhvillimet e fundit në vend kanë ndikuar lidhur me çeljen e negociateve për Shqipërinë, Rama tha se vetëm disa orë shkatërruan punën e disa viteve.

Jemi në një periudhë rritje ekomonike por ishin vetëm 3-4 orë ato që prishën imazhin e 3-4 viteve punë, gjithmonë në sensin e imazhit tek ndërkombëtarët.

Intervista e plotë:

Rai:Ndërkombëtarët deri më tani e kanë kritikuar vendimin e opozitës, ju përse mendoni se e keni pasur këtë mbështetje nga vendet e tjera?

Rama: Mendoj që është mbështetje ndaj Shqipërisë dhe jo ndaj qeverisë time. Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një akt që nuk është bërë kurrë në një demokraci parlamentare ku populli prezantohet përmes të zgjedhurve të tij që duhet t’i përgjigjen popullit.

Rai: Opozita vazhdon të këmbëngulë se vendi ka një problem shumë të madh me kultivimin e kanabisit dhe me trafikun e lëndëve narkotike. Ndërsa ju keni përmendur gjithmonë se “problemin” me Lazaratin e keni zgjidhur falë qeverisë tuaj. Si është e vërteta?

Rama: Lazarati ishte një republikë e pavarur e mbështetur nga qeveria e tyre dhe mbi të gjithë kishte një heshtje të vazhdueshme lidhur me këtë fenomen. Ne e zhvendosën në dritë dhe më pas e zgjidhëm si problem. Në fund të fundit nuk kemi pse të dëgjohemi as ne dhe as ata, por të dëgjohet raporti i GdF.

Rai: Në diskutimet e fundit ka qënë një temë shumë e rëndësishme edhe ajo e studentëve, cila është diferenca mes protestës së tyre dhe asaj të opozitës?

Rama: Protesta e studentëve ishte protesta e popullit kishin të drejtë dhe ne i dëgjuam. Kishin të drejtë të protestonin. Kjo këtu nuk është një protestë popullore. Megjithatë opozita e ka të drejtën e protestës sepse janë të dëshpëruar për faktin që nuk fitojnë. Pastaj janë të shqetësuar edhe për drejtësinë e re.

Rai: Mendon që protestat e fundit e kanë ndryshuar imazhin e Shqipërisë në sytë e vendeve të tjera europiane dhe nëse po sa do të ndikojnë në hapjen e negociateve të Shqipërisë në BE?

Rama: Jemi në një periudhë rritje ekomonike por ishin vetëm 3-4 orë ato që prishën imazhin e 3-4 viteve punë, gjithmonë në sensin e imazhit tek ndërkombëtarët.

I pyetur lidhur mbi zgjedhjet e ardhshme vendore, Rama tha:  Zgjedhjet po vijnë, ne kemi mazhorancën, jemi para me të gjitha sondazhet në mënyrë ekzemplare. Nuk mund të thuhet: unë bëj kamikazin nëse s’me jepni atë që dua. 

Intervista me gazetaren italiane është zhvilluar fill pas takimit të Ramës me qytetarët në turin e “Bashkia që Duam”. Ajo që bie në sy nga intervista është fakti se Rama është i veshur shumë sportiv, me tuta dhe me atlete.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama protesta e opozites zgjedhjet lokale djegia e mandateve te opozites edi rama protesta e opozites zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2019, 21:49

Rebelimi i Murrizit, a u shkarkua vëllai i tij?

Ditën e sotme, deputeti Myslim Murrizi u përjashtua nga PD-ja. Por vetëm pak ditë më parë vëllai i tij, Land Myrrizi thuhet se ishte shkarkuar nga detyra si kry...