Politike

Shkarkimi i vëllait të Myslim Murrizit, flet Kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja

23 Shkurt 2019, 13:20 Nga DOSJA
Shkarkimi i vëllait të Myslim Murrizit, flet Kryebashkiaku i

TIRANË- Pas lajmeve dhe përgënjshtrimeve të djeshme, rreth fatit të Roland Murrizit, vëllait të deputetit të përjashtuar nga PD, Myslim Murrizi, flet Isa Sakja.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës ka mohuar kategorikisht zërat për shkarkimin e Murrizit.
Lajmi për shkarkimin e Roland Murrizit, u përhap pasi vëllai i tij, Myslim Murrizi, doli kundër vendimit të partisë për dorëzimin e mandatit.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi përjashtimin e Murrizit nga partia, ndërsa Isa Sakja pritej të shkarkonte vëllain e tij nga Bashkia.

Në fakt nuk ndodhi kështu. Isa Sakja, i pyetur nga mediat sot deklaroi: Nuk ka patur dhe nuk ka arsye të ketë shkarkim.

Të njëjtën siguri kishte shprehur në rrjetet sociale vetë administrator i Golemit, Roland Murrizi. (Lexo këtu).

Vëllai i Deputetit të PD-së është administrator i njësisë administrative të Golemit, një zonë turistike me buxhet të konsiderueshëm. Emërimi i tij është bërë në 2017, kur Isa Sakja i PD, u zgjodh kryetar i Bashkisë Kavajë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike administratori i golemit djegia e mandateve te opozites isa sakja njesia golem roland murrizi shkarkimi i myslim murrizit administratori i golemit djegia e mandateve te opozites isa sakja njesia golem roland murrizi shkarkimi i myslim murrizit

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2019, 21:49

Rebelimi i Murrizit, a u shkarkua vëllai i tij?

Ditën e sotme, deputeti Myslim Murrizi u përjashtua nga PD-ja. Por vetëm pak ditë më parë vëllai i tij, Land Myrrizi thuhet se ishte shkarkuar nga detyra si kry...