Politike

‘Mandatet’/ Kryemadhi: Metës i duket i çuditshëm dhe pak agresiv vendimi (VIDEO)

23 Shkurt 2019, 11:29 Nga DOSJA
‘Mandatet’/ Kryemadhi: Metës i duket i çuditshëm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi për median italiane “Rai News 24” ka treguar se presidenti Ilir Meta për vendimin e djegies së mandateve i është shprehur se për të është një aktivitet i çuditshëm dhe pak agresiv. 

Ndërsa në lidhje me situatën politike në vend Kryemadhi është shprehur se edhe nëse maxhoranca do të kthehet në parlament axhenda e opozitës do të vazhdojë me protesta. 

“Protesta jonë do të vazhdojë. E gjithë axhenda jonë varet nga qeveria, nga vendimi i mazhorancës dhe populli do të jetë me ne, sepse ne jemi opozita, ne do ti mbrojmë dhe nuk do ti lëmë të provokohen nga forca të tjera, si forcat e sigurisë të qeverisë. Axhenda e opozitës është shumë mirë e organizuar dhe kjo axhendë do të shkojë para për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur, në një vend demokratik që synon të anëtarësohet në Europë përmes demokracisë.”, u shpreh Kryemadhi. 

INTERVISTA

Kryeministri Rama ama ka deklaruar se ai do të vazhdojë të qeverisë, se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, dhe se Parlamenti do të vazhdojë punën e tij…

Kryemadhi: Institucionet janë totalisht të shkatërruara dhe është normale që ai të ndihet paksa si mbreti i Shqipërisë, duke menduar se ka mbështetjen e të gjitha institucioneve, por ky është një problem. Sjellja e tij është vërtetë një problem serioz, nëse ai nuk arrin të kuptojë se çfarë po ndodh, është problem i tij dhe jo problem i popullit shqiptar apo opozitës.

Konkretisht, le ta zëmë se të enjten e radhes mazhoranca vendos të kthehet në Parlament dhe të vazhdojë punën. Ju çfarë do të bëni? Do t’ia lejoni?

Kryemadhi: Protesta jonë do të vazhdojë. E gjithë axhenda jonë varet nga qeveria, nga vendimi i mazhorancës dhe populli do të jetë me ne, sepse ne jemi opozita, ne do ti mbrojmë dhe nuk do ti lëmë të provokohen nga forca të tjera, si forcat e sigurisë të qeverisë. Axhenda e opozitës është shumë mirë e organizuar dhe kjo axhendë do të shkojë para për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur, në një vend demokratik që synon të anëtarësohet në Europë përmes demokracisë.

Ju jeni edhe gruaja e Presidentit të Republikës. Jam kurioze, sepse është një gjë e veçantë. Si ka ndikuar kjo gjëndje e politikës në familjen tuaj?

Kryemadhi: Është shumë e vështirë, sepse ne jemi dy persona komplet të ndyshëm nga ana e karakterit, por gjithsesi  në familje kemi gjithsecili rolin e tij. Unë jam nëna që kujdeset për fëmijët dhe ai është babai i shtëpisë, sigurisht ai mendon se aktiviteti ynë është pak i çuditshëm, pak si tepër agresiv nga pikëpamja e vendimeve që marrin (djegia e mandateve), por kjo është e vetmja mënyrë që ne të ndezim shpresën te populli se diçka po ndryshon në Shqipëri.

Burimi: Rai News

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve ilir meta monika kryemadhi djegia e mandateve ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2019, 21:49

Rebelimi i Murrizit, a u shkarkua vëllai i tij?

Ditën e sotme, deputeti Myslim Murrizi u përjashtua nga PD-ja. Por vetëm pak ditë më parë vëllai i tij, Land Myrrizi thuhet se ishte shkarkuar nga detyra si kry...