Politike

‘U nisën për të rrëzuar Ramën, përfunduan tek mua’, kryeministri tallet me Murrizin (Foto)

22 Shkurt 2019, 22:28 Nga DOSJA
‘U nisën për të rrëzuar Ramën, përfunduan

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjetin e tij social në Instagram, ku pjesë e të cilës është deputeti i përjashtuar nga PD-ja, Mysym Murrizi.

Fotoja është shkëputur nga titulli i një prej mediave online, ku shkruhet edhe deklarata e Murrizit pas përjashtimit nga partia.

“U nisën për të rrëzuar Ramën dhe më rrëzuan mua,” thotë deputeti i PD-së.

Ndërkohë ndryshe nga herët e tjera nuk e ka komentuar foton duke përzgjedhur vetëm dy “emoji” për t’i thënë të gjitha.

Ditën e djeshme Opozita zhvilloi një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa e shoqëroi me dorëzimin e mandateve tek Kryesia e Kuvendit. Sipas Opozitës, kjo është zgjidhja e vetme për kthimin e ligjshmërisë së Kuvendit. Murrizi nuk ra dakord me vendimin e shumicës, duke mos e djegur mandatin e tij. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha myslim murrizi djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha myslim murrizi

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2019, 21:49

Rebelimi i Murrizit, a u shkarkua vëllai i tij?

Ditën e sotme, deputeti Myslim Murrizi u përjashtua nga PD-ja. Por vetëm pak ditë më parë vëllai i tij, Land Myrrizi thuhet se ishte shkarkuar nga detyra si kry...