Politike

Murrizi: Në PD do ketë surpriza, kandidatët për deputet mund të pranojnë mandatet

23 Shkurt 2019, 06:50 Nga DOSJA
Murrizi: Në PD do ketë surpriza, kandidatët për deputet mund

Deputeti Myslym Murrizi i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV  ka deklaruar se nga PD-ja e kanë përzënë diktatorët e mëdhenj dhe të vegjël  të kësaj partie. Ai është shprehur se ka qenë kundër koalicionit me LSI-në.

“Unë jam kundër, kam qenë që në fillim. Në 2013 deri në 2017 militantët e PD janë shkarkuar nga drejtorët e LSI-së, i kemi pasur përballë, si mund të bashkëpunojmë tani. Më kanë përzënë diktatorët e mëdhenj dhe të vegjël në PD, por kam ikur dhe kam ardhur. Kjo është hera e dytë që më kanë përjashtuar. Por sa të më japë Zoti frymë do të bëj gjithcka për të përmbysur këtë klasë politike”, u shpreh ai.

Deputeti ka theksuar më tej se kandidatët nga listat vijuese të PD-së mund të pranojnë që të marrin mandatin e deputetit që lanë demokratët.

“Në dijeninë time nuk është se lista e plotë ka firmosur. PD ka pasur një listë me 191 kandidatë dhe që të quhej e mbyllur përveç tradhtarit Myslym Murrizi duhet të firmosnin. KQZ do të thërrasë ata që nuk kanë firmosur dorëheqjen, kjo do të jetë edhe për LSI-në. Kjo punë ka 30 ditë kohë, besoj që do të ketë surpriza” tha ai. (lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve largimi nga pd-ja myslym murrizi djegia e mandateve largimi nga pd-ja myslym murrizi

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2019, 21:49

Rebelimi i Murrizit, a u shkarkua vëllai i tij?

Ditën e sotme, deputeti Myslim Murrizi u përjashtua nga PD-ja. Por vetëm pak ditë më parë vëllai i tij, Land Myrrizi thuhet se ishte shkarkuar nga detyra si kry...