Politike

Deklarata e fortë e zv/ambasadorit të OSBE: Rama flet për kërpudhën, i patrazuar nga protesta e opozitës (VD)

23 Shkurt 2019, 12:17 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e zv/ambasadorit të OSBE: Rama flet për

SHKODËR- Zv.ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton tha nga Shkodra se kryeministri Edi Rama nuk është shqetësuar nga protesta e opozitës. Në një takim me të rinjtë e Akademisë të Lidershipit Rinor, Wilton tha se kryeministri Edi Rama ishte më i shqetësuar për protestën e studentëve dhe ishte i gatshëm për dialog.

Për mua ndryshimi ose dallimi është efekti nga protesta e opozitës. Më është dukur nga jashtë se kryeministri nuk ishte tejet i shqetësuar. Ai ka shprehur indinjatë për kërpudhën dhe ka vazhduar tek bregdeti tek deti i pashqetësuar. Ndërsa tek protesta e studentëve, ai po që ishte i shqetësuar.

Deklaratat e Wilton në Shkodër:

Më tej, zv.ambasadori foli edhe për shitblerjen e votës dhe tha se blerja e votave nuk është vetëm nga PS, por nga të gjitha subjektet zgjedhore.

Probleme me shitblerjen e votës? Po. A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo. A është vetëm një subjekt me këto problem. Jo. Votuesit kanë patur çdo mundësi të shprehin zgjedhjen e tyre. Ato mund të kenë zgjedhur të shesin votën. Jo ishte duke thënë që zgjedhjen e keni vetë në dorë. Por nuk i blen vetëm një subjekt. Të shtunën e protestës, opozita ishte përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësitë. Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet. Të ashtëquajturat skandale, në Shqipëri nuk janë unike. Janë të njëjtat me Europën Perëndimore, SHBA, etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 herë më të keqe e shoh në Angli. Dallimi është retorika politike, që në Shqipëri ka arritur jashtë realitetit. Politikanët këtu i thonë njëri-tjetrit gjëra që jashtë do rrezikonin lirinë, pasi parashikohet si vepër penale.

Deklaratat e Wilton vijnë pak ditë pasi opozita shqiptare vendosi të digjte mandatet. Që prej dy ditësh, deputetët e opozitës kanë firmosur djegien e mandateve dhe parlamenti ka ngelur vetëm me mazhorancë.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën. (Lexo këtu).

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kerpudha tek kryeministria osbe ne shqiperi protesta e opozites robert wilton shit-blerja e votave edi rama kerpudha tek kryeministria osbe ne shqiperi protesta e opozites robert wilton shit-blerja e votave

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2019, 21:49

Rebelimi i Murrizit, a u shkarkua vëllai i tij?

Ditën e sotme, deputeti Myslim Murrizi u përjashtua nga PD-ja. Por vetëm pak ditë më parë vëllai i tij, Land Myrrizi thuhet se ishte shkarkuar nga detyra si kry...