Politike

Urdhri i Manastirliut, Tritan Shehu: Sistemin shëndetësor po e shndërrojnë në repart ushtarak

23 Shkurt 2019, 10:23 Nga DOSJA
Urdhri i Manastirliut, Tritan Shehu: Sistemin shëndetësor po e

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar pas urdhrit të ri të ministres Ogerta Manastirliu. Shehu është shprehur  se kjo që po ndodh me sistemin tonë shendetesor është që spitalet po shndërrohen në reparte ushtarake. 

“Pa asnjë dyshim ky nuk është vetëm një gabim i thellë menaxherial spitalor, është shprehje e largimit terësor të Qeverise nga çdo element autonomie, decentralizimi, demokracie e ekonomie tregu.”, shprehet ai. 

Pas dhunimit të mjekut në ambientet e QSUT-së ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin  për regjimin e disiplinës dhe rregullave për aksesin e vizitorëve në çdo spital universitar, rajonal dhe bashkiak në vend. Në këtë urdhër të ri janë vendosur edhe oraret e reja të vizitave në spitale. (lexo këtu)

Reagimi i plotë:

Nje urdher jo vetem shterpe ne ide per spitalet e vendit ai qe u publikua sot, por dhe qe pasqyron nje mentalitet te Rilindjes ultra centralist e te rrezikshem ne terresi. 
E pa imagjinueshme kjo qe po ndodh me sistemin tone shendetesor, tashme gati per tu shndruar me shume se dhe nje repart ushtarak ne centralizmin e tij. 
Jo vetem nuk mund te flitet per autonomi spitalore, “spitali ndermarje” etj ide zhvilluese, por po kalohet nen nje trysni, qe edhe ne diktature nuk ishte mbi spitalet.
Pa asnje dyshim ky nuk eshte vetem nje gabim i thelle menaxherial spitalor, eshte shprehje e largimit teresor te Qeverise nga cdo element autonomie, decentralizimi, demokracie e ekonomie tregu.
Eshte shprehje autokracie, jo larg diktatures!
Te dashur miq, lexojeni vete, nuk do tu besoni syve…spitaleve te vendit u caktohen edhe oraret e vizitave, takimeve deri ne minuta, reanimacioneve po keshtu!!!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tritan shehu urdheri i manastirliut tritan shehu urdheri i manastirliut

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2019, 21:49

Rebelimi i Murrizit, a u shkarkua vëllai i tij?

Ditën e sotme, deputeti Myslim Murrizi u përjashtua nga PD-ja. Por vetëm pak ditë më parë vëllai i tij, Land Myrrizi thuhet se ishte shkarkuar nga detyra si kry...