Politike

Murrizi: Më varni të kali i Skënderbeut nëse anëtarët e Kryesisë së PD votohen edhe për kryeplak. Rrogën ua mban gruaj

22 Shkurt 2019, 22:12 Nga DOSJA
Murrizi: Më varni të kali i Skënderbeut nëse

Deputeti Myslym Murrizi i ftuar në emisionin “Repolitix” sulmoi Kryesinë e PD-së që mori vendim ditën e sotme për ta përjashtuar nga partia. Vendimi i Kryesisë erdhi pasi Murrizi nuk pranoi që të digjte mandatin.

“Këta që janë në Kryesi dhe Këshill po të ishte sistem tjetër, ai me lista të hapura nuk do i votonte njeri as për kryeplak.  Këta po i votoj njeri mua më varni te kali Skënderbeut.  Janë njerëz që nuk i njeh njeri. Nuk kanë qenë në asnjë varrim, nuk i kane dhënë dorën askujt. Ua mban rrogën gruaja, nuk të paguajnë asnjë kafe, nuk i njeh njeri. Nga ata që janë sot në Kryesi, 80% nuk kanë qenë në fushatë në 2017,” tha ai.

Ditën e djeshme Opozita zhvilloi një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa e shoqëroi me dorëzimin e mandateve tek Kryesia e Kuvendit. Sipas Opozitës, kjo është zgjidhja e vetme për kthimin e ligjshmërisë së Kuvendit. Kundër vendimit të Kryesisë doli Murrizi, i cili u përjashtua sot nga partia. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites myslim murrizi pd djegia e mandateve te opozites myslim murrizi pd

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2019, 21:49

Rebelimi i Murrizit, a u shkarkua vëllai i tij?

Ditën e sotme, deputeti Myslim Murrizi u përjashtua nga PD-ja. Por vetëm pak ditë më parë vëllai i tij, Land Myrrizi thuhet se ishte shkarkuar nga detyra si kry...