Politike

Akuzat e Shehajt, Ibrahimaj: Doni të bëni prokurorin dhe hetuesin, skema të tilla njihen dhe në vende të tjera

Skema për të cilën u detyrova të flas dje është një skemë që përfshin mbi 500 subjekte, është një skemë që është referuar në prokurori nga administrata tatimore por nuk është detyra e administrates të çojë deri në fund hetimet por është detyrë e institucuioneve të drejtësisë.

7 Korrik 2022, 15:19 Nga e.k
Akuzat e Shehajt, Ibrahimaj: Doni të bëni prokurorin dhe hetuesin,
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Agron Shehaj në lidhje me Amnistinë Fiskale të propozuar nga qeveria. Sipas Ibrahimajt kjo është një skemë që ndodh dhe në vende të tjera të botës dhe se qeveria ka ndërtuar sisteme që parandalojnë ngjarje të tilla.

"Institucuonet shtetërore i kanë zbuluar këto skena që njihen në institucione të tilla në vende të ndryshme të botës. Ne kemi ndërtuar sisteme për parandalimin e këtyre skemave. Ju vazhdoni të keqinformoni opinioni publik, siç bëni për çështje ekonomike,  juridike dhe shumë të tjera. Ashtu siç hidhni baltë ndaj institucioneve. Ju vini këtu si gjykatës dhe prokurorë dhe vini në pah punën e administrates. Janë 34 raste të referuara dhe me to shumë e shumë të tjera. Ne vazhdojmë më investimet në mënyrë që paratë e qytetarëve të mos keqpërdoren, ju  mund të vazhdoni të gënjeni por faktet mbeten fakte", tha Ibrahimaj.

REPLIKA E MINISTRES DELINA IBRAHIMAJ:

Ju dilni këtu për të bërë politikë, doni të bëni dhe hetuesin dhe drejtësinë. Ne besojmë tek ligjet dhe zbatimi i rregulloreve. Skema për të cilën u detyrova të flas dje është një skemë që përfshin mbi 500 subjekte, është një skemë që është referuar në prokurori nga administrata tatimore por nuk është detyra e administrates të çojë deri në fund hetimet por është detyrë e institucuioneve të drejtësisë. Institucuonet shtetërore i kanë zbuluar këto skena që njihen në institucione të tilla në vende të ndryshme të botës. Ne kemi ndërtuar sisteme për parandalimin e këtyre skemave. Ju vazhdoni të keqinformoni opinioni publik, siç bëni për çështje ekonomike,  juridike dhe shumë të tjera. Ashtu siç hidhni baltë ndaj institucioneve. Ju vini këtu si gjykatës dhe prokurorë dhe vini në pah punën e administrates. Janë 34 raste të referuara dhe me to shumë e shumë të tjera. Ne vazhdojmë më investimet në mënyrë që paratë e qytetarëve të mos keqpërdoren, ju  mund të vazhdoni të gënjeni por faktet mbeten fakte.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll