Politike

VD-Interpelanca me Krifcën, Braçe: Keni bërë bujkun punëtor bujqësor, jo zot të prodhimit

Braçe tha se çmimet e prodhimit janë në trendin e një viti më parë e se pagesat dhe ndihma ndaj fermerëve nuk po jepet.

7 Korrik 2022, 13:32 Nga A.B
VD-Interpelanca me Krifcën, Braçe: Keni bërë bujkun
Erion Brace

TIRANË- Ditën e sotme, deputeti Erion Braçe në një interpelancë me ministren e Bujqësisë Frida Krifca për problemet e fermerëve, deklaroi se bujku është kthyer në punëtor bujqësor. Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se çmimet e prodhimit janë në trendin e një viti më parë e se pagesat dhe ndihma ndaj fermerëve nuk po jepet.

‘Edhe pse bujku ka tokë nuk ka në mjete as kostot as çmimet e prodhimit. E kanë bërë një punëtor bujqësor, por jo zot të prodhimit të vet. Qiraja e tokës është shtrenjtuar, çmimi i naftës është shtrenjtuar, plehrat kimike janë shtrenjtuar, me një treg të kapur, plasamas hekur, tuba, sisteme ujitje të gjitha të shtrenjtuar, por edhe plehra kimike. Të gjitha janë rritur. Po bujku ynë? Bujku ynë ka dhe disaanvatazh tjetër prodhon, plugon, mbjell, vjelje dhe korr me paratë e veta. Të një cikli më parë prodhimi dhe paratë e emigrimit të sjella nga djem dhe vajza. Bankat serioze nuk financojnë prodhimin. Institucionet jo banka kreditojnë edhe prodhimin, por intersi nis me 39%, për kredi të shpejta të cilat i nevojten bujkut për të financuar të gjitha ato projekte pune. Masat buxhetore marrin një rëndësi jetike, tashmë edhe nën goditjen e çmimeve të lëndëve të para, abuzimit me çmimet. Ku jemi me pagesat dhe sa ndihmën po u japim ekonomive bujqësore. Çmimet e prodhimit janë thuajse në trendin e një viti me parë. Kemi ndjekur që nga janari çmimet  produkteve bujqësore, kanë rënë.’- tha Braçe.

seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll