Politike

VD-Interpelanca në Kuvend, Krifca: Bërtitja me megafon nuk e shuan dot fuqinë e argumentave

Kemi një rritje me 3% të produkteve bujqësore si dhe rritja e eksporteve. Mbështetja për krerë nuk është e vetmja që ne bëjmë për blegtorinë

7 Korrik 2022, 13:47 Nga e.k
VD-Interpelanca në Kuvend, Krifca: Bërtitja me megafon nuk e shuan dot
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë po zhvillon një interpelancë me deputetin socialist të Lushnjës Erion Braçe në lidhje me problematikat në bujqësi dhe për skemën bujqësore që për deputetin socialist është mbytur ndërsa nga ana tjetër ministrja shprehet se dhe pse lufta në Ukrainë ka pasur ndikimin e saj ja kemi dalë që të rrisim eksportet.

"Kemi folur gjatë në këtë vit për ndikimin e luftës në Ukrainë në ndikimin e saj në bujqësi. Kemi bërë çdo gjë që mundemi për të siguruar vijimësi dhe një menaxhimi të mirë ndaj një situate që nuk dihet sa do të zgjasë. Jam kundër diskursait politik të opozitës mbi performancës së bujqësisë. Bërtitja me megafon nuk e shuan dot fuqinë e argumentave. Deklaratat të tilla që fermerët kanë lënë tokat djerrë dhe se bujqësia është në vendnumëro është një alarm i rremë Faktet janë kokëforta dhe flasin qartë, bujqësia shqiptare po qëndron me vëmendjee dhe konsistencë. Kemi një rritje me 3% të produkteve bujqësore si dhe rritja e eksporteve. Mbështetja për krerë nuk është e vetmja që ne bëjmë për blegtorinë", tha ministrja.

frida krifca

Sondazh

Poll