Politike

VD- Kriza ka prekur Mziun? Deputeti i PD: Për efekt të kostos financiare s'bëra shumë printime

Deputeti Xhelal Mziu deklaroi ditën e sotme se nuk printoi dot të gjitha fletat për shkak të kostos së lartë që ato kanë.

7 Korrik 2022, 14:52 Nga A.B
VD- Kriza ka prekur Mziun? Deputeti i PD: Për efekt të kostos
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu u ankua ditën e sotme për koston financiare të disa dokumentave të cilat paraqiti në Kuvend për interpelancën për Rrugën e Arbrit. Gjatë seancës së sotme plenare, Mziu tha se nuk printoi dot të gjitha fletat për shkak të kostos së lartë që ato kanë.

'Kot rastësisht u futa në ëeb dhe pashë rekordin e pafundëm, arrita të printoj disa por për efekt të kostos financiare nuk bëra shumë printime.'- tha Mziu nga foltorja e Kuvendit.

Mesa duket kriza e ka prekur dhe deputetin e Partisë Demokratike në Dibër, i cili në Kuvend u paraqit me një mori fletash. 

xhelal mziu seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll