Politike

VD-Amnistia fiskale, Shehaj: Rama do që të ndalojë me ligj hetimin e Klodian Zotos, drejtësia të hetojë

Do që të ndalojë me ligj prokurorinë për të hetuar Klodian Zoto se po ra Zoto bien dhe ata. I bëjmë thirrje prolurorisë të hetojë këtë skemë gjigande

7 Korrik 2022, 15:14 Nga e.k
VD-Amnistia fiskale, Shehaj: Rama do që të ndalojë me ligj
Agron Shehaj

TIRANË-  Deputeti demokrat Agron Shehaj duke folur në seancën plenare të ditës së sotme akuzoi qeverinë në lidhje me Anistinë Fiskale ku sipas të cilit dëshmon se kjo qeveri është e korruptuar pasi po kërkohet që të ndalohet me ligj hetimi i Klodian Zotos.

"Nëse drejtësia do kishte hetuar me të vërtetë në burg do të kishim ministra dhe deputetë dhe jo lavazhierë e kamarierë. Ju jeni koshient për këto vjedhje dhe prandaj Rama po kërkon të bëjë një amnisti fiskale. Do që të ndalojë me ligj prokurorinë për të hetuar Klodian Zoto se po ra Zoto bien dhe ata. I bëjmë thirrje prolurorisë të hetojë këtë skemë gjigande", tha Shehaj.

FJALA E DEPUTETIT DEMOKRAT AGRON SHEHAJ:

Ditët e fundit qytetarët shqiptar po shohin fakte tronditëse sesi qeveria e ka kthyer ekonominë kombëtare në një gropë të madhe evazioni. Ky nuk është një evazion ,kjo është një kemë e vënë në jetë nga qeveria. Milionat e vjedhura dëshmojnë qartë korrupsionin qeveritar. Kjo bëhet për ti mundëszuar Klodian Zotos mundësinë për të vjedhur paratë e shqiptarve. Kompanitë nuk kanë bërë asnjë punë dhe nuk kanë shpenzuar as 1/10 për punimet. Rryfsheti nuk bëhet më më çanta me para por me transaksione bankare.A nuk e pa administrata tatimore se blerësi më i madh i këtyre fatura fiktive është Klodian Zoto, kjo është shumë e thjeshtë pasi këto para i ka marrë Edi Rama. Nëse drejtësia do kishte hetuar me të vërtetë në burg do të kishim ministra dhe deputetë dhe jo lavazhierë e kamarierë. Ju jeni koshient për këto vjedhje dhe prandaj Rama po kërkon të bëjë një amnisti fiskale. Do që të ndalojë me ligj prokurorinë për të hetuar Klodian Zoto se po ra Zoto bien dhe ata. I bëjmë thirrje prolurorisë të hetojë këtë skemë gjigande.

agron shehaj

Sondazh

Poll