Politike

Valixhja 'alarmoi' policinë, brenda u gjetën veshje, e kishte harruar një grua

Në vendin ku u konstatua valixhja shkoi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të valixhes, brenda së cilës rezultoi se kishte veshje.

7 Korrik 2022, 14:22 Nga F.M
Valixhja 'alarmoi' policinë, brenda u gjetën veshje, e
Foto Ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka bërë me dije se në valixhen e gjetur në Rrugës së Kavajës kishte vetëm rroba. Valixhja rezulton të jetë harruar nga një grua në një kompleks pallatesh. Policia u alarmua nga gjetja e valixhes dhe rrethoi zonën. Por, në vendin ku u konstatua valixhja shkoi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të valixhes, brenda së cilës rezultoi se kishte veshje.

Njoftimi shtesë nga policia e Tiranës:

Në vijim të informacionit paraprak për një valixhe që u konstatua në Rrugën e Kavajës, ju informojmë se: Në vendin ku u konstatua valixhja shkoi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të valixhes, brenda së cilës rezultoi se kishte veshje.

policia e tiranes

Sondazh

Poll