Politike

VD-Braçe: Sot është dita e të vërtetës, ja emrat e “kartelit” të grumbulluesve që po vjedhin fermerët

Braçe është ndalur në emra konkretë duke përmendue emrat e kompanive grumbulluese.

7 Korrik 2022, 14:13 Nga e.k
VD-Braçe: Sot është dita e të vërtetës, ja emrat
Erion Braçe

TIRANë- Ka vijuar me debate të forta interpelanca e ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe deputetit socialist të Lushnjës Erion Braçe teksa ky i fundit ka denoncuar atë që e cilëson dhe si 'karteli i grumbulluesve' që po vjedh fermerët. Braçe është ndalur në emra konkretë duke përmendue emrat e kompanive grumbulluese.

"Heshtja për një kulturë aq masive si shalqiri është e papranueshme, kam monituar ditët e krizës së shalqirit atje ku ju nuk keni qenë dhe për të vijuar edhe më tutje. Vijmë tek problematika e madhe që e kemi krijuar të gjithë bashkë. Ju kam thënë atyre njerëzve që sot do flas me emra dhe sot është dita e të vërtetës", tha Braçe.

REPLIUKA E DEPUTETIT ERION BRAÇE:

Cmimet e produkteve, shkojmë në parcela dhe kënaqemi me prodhimin e dardhës, pjeshkës etj që është plot dhe ju bëjmë dhe llogfaritë e atyre që punojnë aty dhe nuk i pyesim se me çfarë çmimi ka shitur dhe a i mbulon kjo shpenzimet e tyre. Heshtja për një kulturë aq masive si shalqiri është e papranueshme, kam monituar ditët e krizës së shalqirit atje ku ju nuk keni qenë dhe për të vijuar edhe më tutje. Vijmë tek problematika e madhe që e kemi krijuar të gjithë bashkë. Ju kam thënë atyre njerëzve që sot do flas me emra dhe sot është dita e të vërtetës.

Tomato Al ka shitur ditën e dielë me 23.8 lekë. Të gjithë ata që na dëgjojnë e dinë që të dielën është mbledhur shalqini vetëm me 9 deri në 10 lekë.

Romir Shpk është më interesanti, ka shitur të dielën 220 tonë shalqi në Kosovë, e ka mbulur me shalqi. Me 15.5 lekë.

LB Fruits 2006, ka shitur në Hungari me 40 lekë. U vjen gjynah këtyre njerëzve që bujqve shkojnë ua marrin me 8-9 lekë për kg dhe për vete e shesin 40 lekë për kg.

Fraeno e ka mbledhur në Kosovë me 12 cent dhe 14 cent në Bosnje, ndërkohë që e ka blerë me 8 lekë. Doni Fruits ia shet vetes njëherë me 12 cent, njëherë me 11 cent”.

erion brace

Sondazh

Poll