Politike

VD-Braçe-Krifcës: Kakofoninë që bëtë këtu mbajeni në ministri, skema bujqësore po mbytet

Kjo skemë po mbytet, unë mendova që ju sot do vinit këtu për të kërkuar më shumë para për skemën. Prirem ti besoj ato shifra që ju thatë por faktet thonë ndryshe

7 Korrik 2022, 13:56 Nga e.k
VD-Braçe-Krifcës: Kakofoninë që bëtë këtu
Erion Braçe

TIRANË- Ka vijuar me debate të forta interpelanca e ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe deputetit socialist të Lushnjës Erion Braçe teksa ky i fundit i kujtoi me ironi se replikat me opozitën ti bëjë nga ministria dhe jo këtu pasi në interpelancë e kishte thërritur ai.

"E nderuar ministre nuk e kuptoj këtë që parashtruar, opozitës mund ti përgjigjeni atjenë podiume nga ministria këtu ju kam thirrur unë, ajo kakofoni që bëtë këtu është më mirë ta mbani në ministri. Kjo skemë po mbytet, unë mendova që ju sot do vinit këtu për të kërkuar më shumë para për skemën. Prirem ti besoj ato shifra që ju thatë por faktet thonë ndryshe", tha Braçe.

Sondazh

Poll