Politike

Koncensioni i sterilizimit, SPAK thërret për herë të dytë ish-zëvendësministrin Rrjepaj

Prokurorët e SPAK kanë marrë në pyetje ish-drejtorin e Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, i cili ka qenë pjesë e komisionit që ka vlerësuar procedurën.

7 Korrik 2022, 14:32 Nga F.M
Koncensioni i sterilizimit, SPAK thërret për herë të
Klodian Rrjepaj

TIRANË- Ish zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Për herë të dyrë, Rrjepaj do të pyetet për koncensionin e sterilizimit. Rrjepaj merret në pyetje nën cilësinë e kryetarit të komisionit të koncensionit, personi që ka firmosur per kete koncension

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjithashtu e njohur si SPAK, ka nisur hetimet lidhur me koncensionin e “check up-it”. Prokurorët e SPAK kanë marrë në pyetje ish-drejtorin e Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, i cili ka qenë pjesë e komisionit që ka vlerësuar procedurën.

Dosja është regjistruar në SPAK më 18 shkurt të vitit 2020 nga Partia Demokratike, gati një javë pas depozitimit të kallëzimin penal. Selia blu ka kallëzuar 10 persona, mes të cilëve ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, ministren aktuale Ogerta Manastirliu, drejtues dhe ish-drejtues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe aksioneren e kompanisë përfituese të Check-Up, Vilma Nushin.

Në kallëzim thuhet se ka prova dhe fakte për shkeljen e ligjit, në dy faza, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe zbatimin e kontratës. Sipas selisë blu, Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor dhe se procedurat koncesionare kanë qenë fikitive dhe fituesi ka qenë i paracaktuar.

Po ashtu, në kallëzim thuhet se zyrtarët e kallëzuar, edhe pse janë të detyruar me ligj, nuk kanë ushtruar kontrolle ndaj koncesionarit për të parë nëse respektohet afati i realizimit të analizave prej 3 orësh, janë ndërtuar 475 pika Check-Up dhe 20 laboratorë.

klodian rrjepaj

Sondazh

Poll