Politike

VD-Krifca: Fondi prej 3.7 miliardë lekë më i madhi ndonjëherë, kanë përfituar 30 mijë fermerë

Gjatë interpelancës me deputetin Erion Braçe, Krifca tha se nga skema kanë përfituar 30 mijë fermerë.

7 Korrik 2022, 14:12 Nga A.B
VD-Krifca: Fondi prej 3.7 miliardë lekë më i madhi
Erion Brace, Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e bujqësisë dhe zhvillimit rural, Frida Krifca, deklaroi ditën e sotme se masa e mbështetjes me naftë ka fondin më të lartë të akorduar me 14.5 milion dollarë. Gjatë interpelancës me deputetin Erion Braçe, Krifca tha se nga skema kanë përfituar 30 mijë fermerë.

“Skema Kombëtare e Mbështetetjes” përbëhet nga 13 masa të ndryshme në bujqësi, ku masa e mbështetjes me naftë ka fondin më të lartë të alokuar me 14.5 milion dollarë. Për skemën e naftës kanë aplikuar 49,654 fermerë nga të cilët aktualisht kanë përfituar naftë 26.000 fermerë, apo thënë ndryshe janë shpërndarë rreth 6 milionë litra naftë që kanë mbështetur në total prodhimin në 90 mijë ha tokë, nga e cila mbi 27 mijë ha të mbjellë me misër, 16 mijë ha të mbjellë me grurë, dhe po kaq bimë foragjere.

erion brac frida krifca

Sondazh

Poll