Politike

VD-Çupi: Jemi qarku më i varfër. Mziu: Manja e di efektin tim, kush të përzuri nga Dibra?

Në seancën e sotme plenare, Çupi tha se Dibra është qarku më i varfër ndërsa Mziu i tha se e ai e di shumë mirë se kush e ka larguar nga Dibra.

7 Korrik 2022, 13:41 Nga F.M
VD-Çupi: Jemi qarku më i varfër. Mziu: Manja e di efektin tim,
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Xhelal Mziu iu përgjigjën ministrit Ulsi Manja i cili u bëri të ditur se Dibra është me fat që ka një përfaqësuese si Belinda Balluku. Në seancën e sotme plenare, Çupi tha se Dibra është qarku më i varfër ndërsa Mziu i tha se e ai e di shumë mirë se kush e ka larguar nga Dibra.

Dhurata Çupi: Zoti Manja refuzoj të pranoj që Dibra është investuar nga kjo qeveri si asnjë më tepër, Dibra është qarku më i varfër, nuk ka asnjë investim tjetër përveç rrugës së Arbrit. Asgjë s’keni bërë për Dibrën, asgjë për Matin. Vetëm Rruga e Arbrit që ishte nisur. Asgjë tjetër, Dibra është qarku më i varfër.

Xhelal Mziu: Manja e di mirë efektin tim, ka qenë në Kamëz, tetë me zero. Për të shkur në Dibrën e Ulsiut që nuk është e Ulsiut, diht rezultati. Unë s’kam ikur nga Dibra me dëshirë, ju zoti Manja përveç problemeve që keni me dosjen 184, ju e dini që nuk ju duan dibranët, e di shumë mirë se kush ju largoi nga Dibra.

dhurata cupi seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll