Politike

VD-'E shëmtuar kur dëgjoj fyerje'/ Rruga e Arbërit, Braçe-Mziut: Po ju nga kaloni? Pse të mos vdisni ju fjala bie!

Braçe tha se është e turpshme që në Kuvend, hidhe akuza ndaj zonjave

7 Korrik 2022, 13:27 Nga A.B
VD-'E shëmtuar kur dëgjoj fyerje'/ Rruga e Arbërit,
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nuk i ka kursyer aspak edhe në seancën  e seancën e sotme plenare në Kuvend. Braçe tha se është e turpshme që në Kuvend, hidhe akuza ndaj zonjave. Po ashtu, ai iu drejtua deputetit Xhelal Mziut, i cili kishte ankesa për rrugën e Arbrit. 

'Të nderuar, do vijoja menjëherë me interpelancën por do thoja 2 fjalë. Nëse ka një gjë të shëmtuar këtu është sulmi personal që vjen nga kjo anë për zonja e gra. Nëse ka një turp është kjo gjë. Sinqerisht kur dëgjoj mos kalo këtu se vdes, po ju nga kaloni? Nga cila rrugë dhe pse duhet të vdesin ata që dëgjojnë dhe jo ju? Po me shalqirin patjetër, po kaq e thjeshtë është.'- tha Braçe.

erion brace seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll