Sport

Juventus bën lëvizjen e parë për Koulibaly, agjenti Fali Ramadani takon drejtuesit në Torino

Juventus bën lëvizjen e parë konkrete për Kalidou Koulibaly. Kontrata e mbrojtësit të Napolit skadon në vitin 2023 dhe senegalezi është zgjedhur nga Allegri për të zëvendësuar De Ligt

6 Korrik 2022, 21:45 Nga DOSJA
Juventus bën lëvizjen e parë për Koulibaly, agjenti Fali
Kalidou Koulibaly

ITALI- Juventus bën lëvizjen e parë konkrete për Kalidou Koulibaly. Kontrata e mbrojtësit të Napolit skadon në vitin 2023 dhe senegalezi është zgjedhur nga Allegri për të zëvendësuar De Ligt që duket drejt largimit.Në Torino është zhvilluar një takim mes drejtorit sportiv Federico Cherubini dhe agjentit të lojtarit Fali Ramadani.

Pas Di Maria-s dhe Pogba-s, të cilat do të mbërrijnë në ditët në vijim, bardhezinjtë po mendojnë për mbrojtjen dhe po fokusohen fuqishëm te kapiteni 31-vjeçar i Napolit, i cili është i preferuari i drejtuesve dhe i Massimiliano Allegri për cilësinë e madhe, përvojën e nivelit të lartë dhe gjithashtu për karakteristikat teknike (ai është mësuar të luajë në të majtë të qendrës).

E.Ç (Dosja.al)

juventus koulibaly

Sondazh

Poll