Sport

Dudelange e bën Tiranën të duket e vogël, bardheblutë 'harrojnë' të luajnë futboll! Vetëm një goditje në portë

Tirana dështon të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të Champions League përballë Dudelange.

6 Korrik 2022, 21:27 Nga DOSJA

Dudelange e bën Tiranën të duket e vogël, bardheblutë

LUKSEMBURG- Tirana dështon të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të Champions League përballë Dudelange. Skuadra luksemburgase fiton brenda në shtëpi me shifrat 1-0. Duhet thënë se 90 minutat nuk ishin të vrullshme. Dy skuadrat kishin frikë të hidheshin në aventurë, aq sa në këtë pjesë të parë vetëm tre herë u godit porta.

Në fraksionin e dytë, Dudelange e sheh veten me 10 lojtarë. Në minutën e 53' Kirsh bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Totre dhe ndëshkohet me të dytin e verdhë. Ky faktor nuk u shfrytëzua nga bardheblutë, pasi disa minuta më vonë, do të ishte Limaj për Tiranën që do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë.

Goli i vetëm i takimit do të shënohej në minutën e 71' kur pas një harkimi nga e majta, Hasan me kokë gjuan dhe pasi sfera prek shtyllën, përfundon në rrjetë. Në minutat e mbetura, Tirana nuk bën asgjë dhe 90 minutat e para përfundojnë në favor të skuadrës luksemburgase.

E.Ç (Dosja.al)

dudelange tirana

Sondazh

Poll