Sport

Conf.League/ 16 lojtarë të larguar nga Iskra, faktor që i buzëqesh Laçit: "Ishim në autobuz kur...

Laçi po përgatitet për dy takimet që do të luajë ndaj Iskras në raundin e parë kualifikues të Conference Legue.

6 Korrik 2022, 19:56 Nga DOSJA
Conf.League/ 16 lojtarë të larguar nga Iskra, faktor që i
Iskra

MALI I ZI- Laçi po përgatitet për dy takimet që do të luajë ndaj Iskras në raundin e parë kualifikues të Conference Legue.Ekipi kurbinas ndodhet ende në Pogradec, aty ku po i jep fund përgatitjeve për takimin e 7 korrikut që do të luhet në Elbasan Arena.

Skuadra e Iskrës zhvilloi 10 ditë përgatitje intensive në Bosnje, por ajo që shqetëson disi trajnerin Milivoje Novovic është fakti se në këtë periudhë janë larguar 16 lojtarë, ndërsa janë afruar vetëm 10. Në një artikull të publikuar nga Pobjeda, vetë tekniku 38-vjecar ka thënë fjalët e para.

“Në Bosnje shkuam të paplotë, por me një numër të madh të rinjsh, kështu që praktikisht para se të hipnin në autobus, pësuam pak stres sepse tre lojtarë u larguan, ishte një befasi për ne. Vendimet e tyre për të ndryshuar klubin ndryshuan ndjeshëm planin dhe programin tonë të punës. Megjithatë, mund të them se jemi konsoliduar, kjo gjë u reflektuar në ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar në Bosnje.”

E.Ç (Dosja.al)

iskra laci

Sondazh

Poll