Sport

Saburtalo, trajneri Nozadze me mision të qartë ndaj Partizanit: E njohim kundërshtarin, ne do të...

Partizani luan të enjten në orën 18:00, ndeshjen e parë në Conference League në transfertën gjeorgjiane ndaj Saburtalos

6 Korrik 2022, 19:48 Nga DOSJA
Saburtalo, trajneri Nozadze me mision të qartë ndaj Partizanit: E
Lasha Nozadze

GJEORGJI- Partizani luan të enjten në orën 18:00, ndeshjen e parë në Conference League në transfertën gjeorgjiane ndaj Saburtalos. Të kuqtë kanë nisur prej kohësh përgatitjet për këtë sfidë teksa synojnë të kualifikohen për në raundin e dytë, çka do të siguronte edhe më shumë të ardhura për klubin kryeqytetas.Të njëjtën gjë kërkon edhe klubi gjeorgjian. Trajneri i Saburtalos Lasha Nozadze ka folur pikërisht për këtë përballje.

"Sa i përket Partizanit, është një ekip tradicional në Shqipëri. Vitet e fundit ka luajtur sistematikisht në Kupat e Europës. Sezonin e kaluar kaluan fazën e parë kualifikuese dhe më pas humbën nga Basel. Kundërshtari është i fortë, por ne kemi ambicjet tona. Ne do të bëjmë më të mirën për të bërë të lumtur popullin gjeorgjian."

Tekniku 42-vjeçar e njeh mirë stilin e lojës së Partizanit, pasi kohët e fundit ka pasur mundësinë të studiojë ekipin e Mehmetit.

"Është një skuadër që shënon shumë gola dhe pëson shumë. Nuk mund të them se luajnë shpesh me presing të lartë. Është një ekip i përgatitur mirë fizikisht. Deri tani ishim më të fokusuar në ndeshjet e kampionatit, ndëra tani kemi filluar të studiojmë kundërshtarin dhe po përfundojmë një analizë të hollësishme të lojës së tyre."

E.Ç (Dosja.al)

saburtalo

Sondazh

Poll