Sport

VD- S'u duhet "tersi"! Tifozët e Tiranës heqin reklamën nga stadiumi, ishte ngjyrë e kuqe...

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, tifozi i parë merr me vete dhe shokët ta ndihmjnë. Mesa duket e konsiderojnë fat të keq.

6 Korrik 2022, 19:17 Nga k.m.
VD- S'u duhet "tersi"! Tifozët e Tiranës heqin
Pamje nga stadiumi

LUKSEMBURG- Pak orë para ndeshjes së Tiranës me Dudelange, 300 tifozë janë mbledhur në stadium për të ndjekur nga afër skuadrën e tyre të zemrës. Por një detaj brenda stadiumit i ka shqetësuar shumë, ndaj kanë vendosur që të ndërhyjnë vetë për ta zgjidhur.

Në prag të ndeshjes me Dudelange, tifozët bardheblu kanë gjetur një reklamë me ngjyrë të kuqe, e për shkak se u kujton rivalin e përjetshëm, skuadrën e Partizanit, kanë vendosur që të ndërhyjnë menjëherë për ta larguar. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, tifozi i parë merr me vete dhe shokët ta ndihmjnë. Mesa duket e konsiderojnë fat të keq.


Ndeshja e vlefshme për fazën e parë eleminatore të Champions League do të luhet sot në 19:30 në stadiumin ‘Stade Jos Nosbaum’, ku kampionët e kryeqytetit, të Orges Shehit do të do të përballen me skuadrën Dudelange, kampione e Luksemburgut.

ndeshja dudelange-tirana

Sondazh

Poll