Sport

Tirana në Champions League/ 300 tifozë nga Shqipëria shkojnë në stadium, 2000 km me makinë për të parë ekipin e zemrës

Janë mbi 300 tifozë që kanë lëvizur me mbi 2000 mijë kilometra larg për të shkuar në stadium.

6 Korrik 2022, 19:08 Nga k.m.
Tirana në Champions League/ 300 tifozë nga Shqipëria shkojnë
Pamje nga stadiumi

LUKSENBURG- Pak orë para ndeshjes së Tiranës me Dudelange, 300 tifozë janë të deklaruar që do të jenë sot në stadium nga Shqipëria që kanë shkuar me makina dhe linja ajrore nga Gjermania. Janë mbi 300 tifozë që kanë lëvizur me mbi 2000 mijë kilometra larg për të shkuar në stadium. Dosja.al ka siguruar edhe pamjet nga grumbullimi i tyre para se të nisë ndeshja.


Në prag të ndeshjes me Dudelange, tifozët bardheblu kanë ndezur atmosferën në Luksemburg.

Ndeshja e vlefshme për fazën e parë eleminatore të Champions League do të luhet sot në 19:30 në stadiumin ‘Stade Jos Nosbaum’, ku kampionët e kryeqytetit, të Orges Shehit do të do të përballen me skuadrën Dudelange, kampione e Luksemburgut.

ndeshja tirana-dudelange

Sondazh

Poll