Sport

Conf.League/ Drita dështon në Finlandë, tani duhet një sforco në Prishtinë

Inter Turku fiton përballjen e parë me shifrat 1-0 ndaj skuadrës kosovare Drita

6 Korrik 2022, 19:10 Nga DOSJA
Conf.League/ Drita dështon në Finlandë, tani duhet një
Inter Turku-Tirana

FINLANDË- Inter Turku fiton përballjen e parë me shifrat 1-0 ndaj skuadrës kosovare Drita. Përballja e vlefshme për raundin e parë të Conference League u zhvillua në stadiumin “Veritas” në qytetin finlandez. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0.

Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe me raste nga të dyja skuadrat. Në minutën e 75-të, Drita mbetet me një lojtar më pak, pasi Ilir Blakcori ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Në po atë aksion erdhi goli i Inter Turkut, ku pas një harkimi në zonë Jussi Niska shënoi vendasit. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës.

E.Ç (Dosja.al)

drita conference league

Sondazh

Poll