Sport

Milan rrezikon të dështojë sërish, klubi anglez gati t'i rrëmbejë objektivin e merkatos

Milan rrezikon të dështojë sërish në merkato. Pas Botman, De Ketelaere mund të zgjedhë Anglinë duke pasur parasysh super ofertën e Leeds

6 Korrik 2022, 18:24 Nga DOSJA
Milan rrezikon të dështojë sërish, klubi anglez gati
Maldini dhe Masara

BELGJIKË- Milan rrezikon të dështojë sërish në merkato. Pas Botman, De Ketelaere mund të zgjedhë Anglinë duke pasur parasysh super ofertën e Leeds. Klubi në pronësi të italianit Radrizzani, në fakt do të ishte i gatshëm të paguante 35 milionë euro plus 5 bonuset për Club Brugge, të paktën siç raporton gazeta belge Het Laatste Nieuës.

Kuqezinjtë aktualisht ofrojnë 20 milionë plus bonuset, një shifër që nuk kënaq drejtuesit belg që kishin vendosur çmimin në 30 milionë. Tani, megjithatë, përfshirja e Leeds mund të godasë bankën. Tani i takon Maldinit dhe Massara-s, me mirëkuptimin e Elliott dhe presidentit të ri, të formulojnë ofertën e duhur për të rrëmbyer mesfushorin e ri të talentuar.

E.Ç (Dosja.al)

milan maldini de ketelaere

Sondazh

Poll