Sport

"E kam shijuar shumë verën"/ Lojtari spanjoll 'mbret i festave', bukë më vete dhe çadër në plazhin publik

Manu Trigueros, lojtari i Villarrealit, ka revolucionarizuar rrjetet sociale duke shijuar pushimet në mënyrë normale, larg luksit siç jemi mësuar të shohim shpesh futbollistët.

6 Korrik 2022, 17:34 Nga DOSJA
"E kam shijuar shumë verën"/ Lojtari spanjoll 'mbret i
Manu Trigueros

SPANJË-Manu Trigueros, lojtari i Villarrealit, ka revolucionarizuar rrjetet sociale duke shijuar pushimet në mënyrë normale, larg luksit siç jemi mësuar të shohim shpesh futbollistët.Pamjet që futbollisti ka publikuar kanë bërë bujë, pikërisht për thjeshtësinë, pasi janë foto larg jahteve, klubeve të natës apo makinave luksoze. Një nga momentet e tij që po kalon pushimet verore, shihet i ulur në tavolinë e i veshur me kanatjere të bardhë, duke shijuar një pjatë gjellë nga duart e mamasë së tij dhe një gotë verë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manuel Trigueros (@manutrigueros_14)

“Kur arrita në stërvitje sot, shokët e mi të skuadrës më tallën për fotot e mia, por unë e marr si shaka”, tha ai.Në foton tjetër ai gjendent në një plazh publik, në Playa de Benicasim, me vajzën e tij pranë bregut të detit, ku duket qartë se ka ngulur çadrën e tij të plazhit në rërë dhe një copë të shtruar në tokë për të qëndruar.

Në foton tjetër ai gjendet në një plazh publik me vajzën e tij. Trigueros siguron se ai preferon të tregojë foto normale."Nuk më pëlqen të vendos foto me varka dhe gjëra në profilin tim”, thotë ai dhe vazhdon: "E kam shijuar shumë verën, si kushdo tjetër".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manuel Trigueros (@manutrigueros_14)

E.Ç (Dosja.al)

manu trigueros villareal

Sondazh

Poll