Sport

Parisi, kryqyteti i 'kompensimeve'! Zbulohet shifra tronditëse që klubi i PSG ka paguar për tre trajnerët e shkarkuar

PSG sapo ka prezantuar trajnerin e ri. Galtier zbarkon në Paris me objektivin që të fitojë Champions League.

6 Korrik 2022, 18:41 Nga DOSJA
Parisi, kryqyteti i 'kompensimeve'! Zbulohet shifra tronditëse
PSG

PARIS- PSG sapo ka prezantuar trajnerin e ri. Galtier zbarkon në Paris me objektivin që të fitojë Champions League. Fakti është se trajneri i ri mbërrin në kryeqytetin francez me shpresë, ashtu siç ishin shtatë pasardhësit e tij.

Klubi francez ka shpenzuar më shumë se 40 milionë euro për të shkarkuar trajnerë. Konkretisht, nga katër i fundit që nuk mori kompensim ishte Unai Emery. Kontrata e spanjollit përfundoi dhe klubi francez nuk e vazhdoi bashkëpunimin.Por ky nuk ka qenë trendi i zakonshëm. Pochettino-s, të cilit i kishte mbetur edhe një vit nga kontrata, PSG e kompensoi me rreth 10 milionë euro.

Po ashtu edhe Tuchel, gjermani kishte edhe një vit kontratë dhe klubi pagoi 10 milionë euro. Pas shkarkimit, trajneri udhëtoi drejt Londrës dhe shkëlqeu me Chelsean. Në këtë listë të dëmshpërblimeve një vend të veçantë zë francezi Laurent Blanc. Në vitin 2017, klubit të Parisit iu desh t'i paguante atij më shumë se 20 milionë euro për shkarkimin, pasi i kishin mbetur edhe dy sezone në kontratë sepse sapo kishte rinovuar.

E.Ç (Dosja.al)

psg

Sondazh

Poll