Sport

"A ka diell në Palermo?" fjalët e Guardiolës, kalimi te sheikët dhe merkato: klubi italian e nis 'zjarr'

Planifikim, ambicie, seriozitet, entuziazëm. Të gjitha në emër të vazhdimësisë. Një kapitull i ri është hapur për Palermon ku në krye të presidencës është City Football.

4 Korrik 2022, 21:18 Nga DOSJA
"A ka diell në Palermo?" fjalët e Guardiolës, kalimi te
Palermo

ITALI- Planifikim, ambicie, seriozitet, entuziazëm. Të gjitha në emër të vazhdimësisë. Një kapitull i ri është hapur për Palermon ku në krye të presidencës është City Football. Ferran Soriano, shefi ekzekutiv i Manchester City-t së bashku me një delegacion të madh, zbarkuan në Siçili duke prezantuar projektin e klubit.Pranë tij ishte Dario Mirri, i cili përveç se mban 20% të aksioneve, mbetet presidenti i klubit.

Një grup i madh tifozësh me kore dhe flamuj pritën aksionerët e rinj.Objektivi i parë sigurisht që do të jetë ngjitja në Serie A brenda pak vitesh. Ndërkohë që duhet punuar edhe sa i përket infrastrukturës.

“Tani e ardhmja është më e sigurt”, siguroi presidenti Mirri, ndërsa Soriano shkoi më tej, duke folur për një projekt shumë afatgjatë: “E ardhmja është e ndritshme për 20-25 vjet”. Tifozët presin ngjitjen në Serie A, ndërkohë që Ferran Soriano, shefi ekzekutiv i “Cityzens”, ka zbuluar një pyetje që i ka bërë Pep Guardiola: “A ka diell në Palermo?”

E.Ç (Dosja.al)

palermo guardiola

Sondazh

Poll