Sport

Newcastle mposht konkurencën e West Ham për Brojën, lajmet që vijnë nga Anglia

Ndërsa merkato verore është futur në fazën e saj më të nxehtë në Premier League, shumë lojtarë janë rikthyer në ekipet e tyre pas periudhës së huazimit dhe pasiguria për të ardhmen është një çështje që ka marrë vëmendjen e mediave

4 Korrik 2022, 13:58 Nga DOSJA
 

Newcastle mposht konkurencën e West Ham për Brojën, lajmet

ANGLI-Ndërsa merkato verore është futur në fazën e saj më të nxehtë në Premier League, shumë lojtarë janë rikthyer në ekipet e tyre pas periudhës së huazimit dhe pasiguria për të ardhmen është një çështje që ka marrë vëmendjen e mediave. Armando Broja, u rikthye te ekipi i Chelsea-t pas një eksperience tepër pozitive te Southampton.

Ai bërë paraqitje mbresëlënëse për ekipin duke arritur të shënonte gjashtë gola në Premier League. Pavarësisht insistimit të drejtuesve për ta blerë përfundimisht 20-vjeçarin, “Blutë e Londrës” nuk pranuan asnjë ofertë për të. Ofertat për të nuk mungojnë, West Ham po kërkon të firmosë me shqiptarin pasi duhet të sjellë një sulmues të ri për të mbështetur Michail Antonio, i cili është opsioni i vetëm si numër 9. Ekipi londinez është gati të ofrojë 30 milionë paund për sulmuesin por do të duhet të mposhtin Newcastle, pasi orët e fundit 'qymyrxhinjtë' janë futur seriozisht për Brojën.

Chelsea ende nuk ka vendosur se çfarë planifikon të bëjë me Brojën, pasi shqiptari ka një kontratë deri në vitin 2026, por mundësia që Broja të huazohet te Newcastle është një opsion i mundshëm.

E.Ç (Dosja.al)

broja newcastle

Sondazh

Poll