Sport

Tirana gati për Champions League, nesër drejt Luksemburgut. Shehi dorën e fundit përgatitjeve...

Trajneri do të ketë të disponueshëm 22 lojtarë, ku përfshihen dhe katër lojtarët e ardhur gjatë kësaj merkatoje: Ardit Hila, Albano Aleksi, Florent Hasani dhe Besir Iseni.

4 Korrik 2022, 16:12 Nga DOSJA

Tirana gati për Champions League, nesër drejt Luksemburgut. Shehi

TIRANE - Bardheblutë vijonë përgatitjet për ndeshjen e parë të Champions League që do të luaj ditën e mërkurë, në orën 19:30 në Luksemburg ndaj vendasve të Dudelange, skuadra kampione të këtij vendi. UEFA ka publikuar së fundmi dhe listën e lojtarëve që Tirana ka federuar për takimet e këtij raundi.

Trajneri Orges Shehi do të ketë të disponueshëm 22 lojtarë, ku përfshihen dhe katër lojtarët e ardhur gjatë kësaj merkatoje: Ardit Hila, Albano Aleksi, Florent Hasani dhe Besir Iseni, pasi është zgjidhur dhe problemi që kanë patur me ish-sulmuesin finalndez Tim Vairinen, i cili i mbante merkaton e bllokuar për disa javë bardhebluve.

Ajo që bie në sy është që në këtë listë mungon emri i sulmuesit Michael Ngoo. Shtatlarti anglez nuk është zyrtarizuar si i larguar nga 26 herë kampionët e Shqipërisë, por të paktën për këto dy ndeshje që do të luajë Tirana, nuk do të jetë pjesë e bardhebluve.

Skuadra kampione e Shqipërisë do të zhvillojë mbrëmjen e sotme seancën e fundit stërvitore në kryeqytet me dyer të mbyllura, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit të së martës do të udhëtojë drejt Luksemburgut.

Ndeshja e kthimit mes Tiranës dhe Dudelange do të zhvillohet pas një javë në kryeqytet në stadiumin “Air Albania”, një ndeshje e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Tirana gati për Champions League, nesër drejt Luksemburgut. Shehi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll