Sport

PSG do të prezantojë të martën trajnerin e ri Christophe Galtier, pasdite fillon stërvitja...

Trajneri, i cili zëvendëson Pochettino në stol, vizitoi tashmë qendrën stërvitore ‘Camp des Loges’ të enjten e kaluar.

4 Korrik 2022, 16:38 Nga DOSJA
PSG do të prezantojë të martën trajnerin e ri Christophe

FRANCE - Paris Saint-Germain (PSG) do të prezantojë trajnerin e tij të ri, francezin Cristophe Galtier, në një konferencë shtypi në stadiumin ‘Parc des Princes’ të martën, raportuan disa media franceze të hënën.

Trajneri i ri vizitoi tashmë qendrën stërvitore ‘Camp des Loges’ të enjten e kaluar, në Saint-Germain-en-Laye (perëndim të Parisit) dhe do të nënshkruajë një kontratë "vetëm dyvjeçare", sipas gazetës sportive ‘L’Equipe’ të së shtunës.

Palët ranë dakord për të nënshkruar kontratën, pasi drejtuesit e PSG-së dhe Mauricio Pochettino ranë dakord për largimin e argjentinasit dhe stafit të tij stërvitor, gjë që më në fund ndodhi pasditen e së enjtes me pagesën e 10 milionë eurove. Klubi parizien nuk e ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e Galtier, por ka thirrur një konferencë për shtyp për nesër, të martën, në orën 14:00 në stadium.

Sot në mëngjes, disa lojtarë, duke përfshirë Marco Verratti, Georginio Wijnaldum, Mauro Icardi dhe Julian Draxler, shkuan në qytetin sportiv të PSG-së për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe testeve fizike përpara seancës së parë stërvitore, që do të zhvillohet nesër në orën 16:30, me sa duket tashmë nën urdhrat e Galtier.

Lojtarët që kanë qenë me kombëtaret e tyre në qershor, si Kylian Mbappé, Leo Messi apo Neymar, kanë një javë shtesë pushim, kështu që do t'i bashkohen skuadrës për rifillimin e stërvitjeve më 11 korrik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll