Sport

"Ruajeni moralin"! Ende pa filluar sezoni, tifozët e Juventusit kundër drejtuesve, banderola në hyrjen e stadiumit

Sezoni ende nuk ka filluar por klima mes Juventusit dhe disa tifozëve është nxehur

4 Korrik 2022, 17:29 Nga DOSJA

"Ruajeni moralin"! Ende pa filluar sezoni, tifozët e Juventusit

ITALI-Sezoni ende nuk ka filluar por klima mes Juventusit dhe disa tifozëve është nxehur. Pak orë më parë në portat e Allianz Stadium në Torino u shfaq një pankartë shumë e ashpër drejtuar Andrea Agnellit dhe Maurizio Arrivabene-s. Kjo është përmbajtja: "Ne jemi ultras dhe si ultras duhet të na pranoni.

Të lirë të brohorasim, të lirë të dashurojmë. Si në të gjitha stadiumet e Italisë". Dhe përsëri: "Në fillim na hidhni dhe pastaj ankoheni. Ruajeni moralin, ne nuk jemi klientë". Gjithçka lidhet me strategjitë e klubit për koston e biletave.

Kjo nuk është e gjitha. Tifozët shprehën gjithashtu mosmiratimin e tyre për çmimin e një aboneje në zonat ku qendrojnë ultrasit: “700 euro, është një turp”.

E.Ç (Dosja.al)

juventus tifozet

Sondazh

Poll