Sport

Gati për t'u rikthyer në nivelet më të larta, Eriksen pranon ofertën e Man.United

Sipas The Athletic UK, lojtari danez ka pranuar të transferohet te Manchester United. Mesfushori do të firmosë deri në vitin 2025 dhe së shpejti do të kryejë testet fizike.

4 Korrik 2022, 17:35 Nga DOSJA
Gati për t'u rikthyer në nivelet më të larta, Eriksen
Christian Eriksen

ANGLI-Atij iu desh të bënte një rrugë të gjatë, por Christian Eriksen është më në fund gati për t'u rikthyer në futbollin që ka rëndësi. Sipas The Athletic UK, lojtari danez ka pranuar të transferohet te Manchester United. Mesfushori do të firmosë deri në vitin 2025 dhe së shpejti do të kryejë testet fizike.

Pas rikthimit në janar kur u bashkua me Brentford, pasi kishte qëndruar për disa muaj jashtë për shkak të infarktit që pësoi në zemër gjatë Euro 2020, Eriksen ka bërë shumë mirë dhe u rikthye në super formë.Eriksen ka luajtur më pare me Tottenham Hotspur midis 2013 dhe 2020. Ai luajti 226 herë në Premier League dhe shënoi 51 gola për skuadrën e “Spurs”.

Kontrata e re do ta lidhë Eriksenin me Djajtë e Kuq deri në vitin 2025. Heroi i Euro 2020 do të kalojë portat e Old Trafford në ditët në vijim, sipas raportimeve nga Anglia. Klubi ka nisur regjistrimin për kontratën dhe së shpejti do të thërrasë ish Nerazzurrët për të kryer testet fizike.

E.Ç (Dosja.al)

eriksen manchester united

Sondazh

Poll