Sport

Ilya, tifozi 6 vjeç që humbi prindërit në pushtimin e Mariupolit: bie telefoni, është Modric që i jep forcë (video)

-Luka Modric tregon zemrën e tij të madhe. Futbollisti kroat bëri një video-telefonatë me një djalë 6-vjeçar ukrainas, i cili humbi të dy prindërit gjatë pushtimit rus

4 Korrik 2022, 20:41 Nga DOSJA
Ilya, tifozi 6 vjeç që humbi prindërit në pushtimin e
Luka Modric

UKRAINË-Luka Modric tregon zemrën e tij të madhe. Futbollisti kroat bëri një video-telefonatë me një djalë 6-vjeçar ukrainas, i cili humbi të dy prindërit gjatë pushtimit rus. Ilya Kostushevych, ky është emri i vogëlushit i cili është një tifoz i madh i Shakhtar Donetsk.

Një dhimbje e paimagjinueshme për fëmijën, për të cilin tani kujdesen Volodymyr dhe Maria Bespaliy, një çift ukrainas që ikën nga Slovyansk. Ditët e fundit, Ilya ka kaluar disa kohë edhe me ish-yllin e Shakhtarit, Darijo Srna, i cili tani është drejtor sportiv i klubit.

Ish-mbrojtësi pasi ka takuar vogëlushin ka dashur të përgatisë një surprizë. Ai ka organizuar një telefonatë me bashkatdhetarin e tij Luka Modric. Kampioni i Real Madridit ka biseduar për disa minuta me djalin. Video është postuar në rrjetet sociale dhe është shpërndarë nga shumë fansa.

Fatkeqësisht, Luka Modric e njeh mirë luftën. Kur ai ishte rreth moshës së Ilya-s, gjyshi i tij, së bashku me gjashtë civilë të tjerë, u qëllua për vdekje nga rebelët serbë në pragun e shtëpisë. Shtëpia e tyre u dogj dhe familja u detyrua të transferohej në Zadar.

E.Ç (Dosja.al)

real modric

Sondazh

Poll