Sport

Roma, në ‘pole’ për Iscon, trajneri Mourinho shpreson te ndikimi i menaxherit Mendes...

Lojtari nga Malaga, pa ekip pas përfundimit të kontratës me Real Madridin, mundet të kalojë në Serinë A

4 Korrik 2022, 17:12 Nga DOSJA
Roma, në ‘pole’ për Iscon, trajneri Mourinho shpreson te

SPANJE - Isco Alarcón është ende pa skuadër, pas përfundimit të kontratës më 30 qershor me Real Madridin pas nëntë sezonesh. Mesfushori nga Malaga ka oferta të ndryshme në tavolinë dhe ai duhet të nxitojë për të marrë vendimin e tij, sepse shumica e skuadrave e nisin parasezonin nga kjo javë deri në javën e ardhshme.

Prioriteti i futbollistit 30-vjeçar ishte vazhdimi në ligën spanjolle, ku kishte dy kërkues të mëdhenj:  Real Betis dhe Sevilla. Si Manuel Pellegrini ashtu edhe Julen Lopetegui e njohin shumë mirë futbollistin dhe do t'i kishin kërkuar klubeve të tyre që të bëjnë përpjekje për ta sjellë atë. 

Megjithatë, Roma po forcohet si një opsion destinacioni për Iscon. Kampionia në fuqi e Conference League kërkon të bëjë një hop në cilësi në kërkim të niveleve më të larta, ndërkohë që Jose Mourinho prezantohet si mbështetësi i madh i ardhjes së tij në qytetin e përjetshëm.

Një nga avantazhet që ka trajneri portugez, është se ai ndan një përfaqësues me Isco Alarcón,  menaxherin Jorge Mendes dhe pikërisht kjo mendon trajneri, mund të ndikojë për ardhjen e mesfushorit te verdhekuqtë. 

Largimi i  Mkhitaryan te Interi, ka lënë një boshllëk në skuadrën e Romës për Iscon, i gatshëm për të jetuar përvojën e tij të parë larg Spanjës. Sido që të jetë, e ardhmja e lojtarit nga Malaga po i afrohet zgjidhjes, me Romën në një situatë më të mirë sesa pretendentët e tyre për të garantuar ardhjen e mesfushorit spanjol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll